Nuk ka para për ata që nuk e kalojnë cenzusin

Qeveria e Malit të Zi nuk pajtohet me propozimin e liderit të Partisë Liberale Andrija Popoviq që partitë pas humbjes së statusit parlamentar mund të finansohen edhe gjashtë muaj nga buxheti i shtetit.

Popoviq në procedurën e Kuvendit paraqiti propozimin për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, ku parashikon që partia e cila humbet statusin parlamentar mundet gjashtë muajt e ardhshëm të financohen nga buxheti.

Qeveria në seancën e djeshme miratoi mendimin e Ministrisë së Financave ku thuhet se nuk pajtohet me ndryshimet e propozuara të ligjit./Malësia.ME/

Shperndaje