Qytetarët e Tuzit respektojnë masat

Qytetarët e Tuzit respektojnë masat e vetëizolimit të cilat janë marrë pas numri të papritur të infektuarve me koronavirus në këtë komunë, është përmbyllur në takimin e sotëm të kryeshefit të Policisë së Podgoricës, Millovan Paviceviq, me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Organet e administratës komunale, së bashku me policinë, punojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të përkushtuar për të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune, “thuhet në njoftimin e lëshuar nga drejtoria e policisë së Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!