U mbajt sot seanca e Kuvendit të Tuzit

Sot u mbajt seanca e XVI e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Seanca e XVI e Kuvendit të Komunës së Tuzit filloi me një minutë heshtje në kujtim të vdekjes së këshilltarit Dr. Abedin Axhoviq.

Me 9 pika të parapara për seancën e sotme, Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj propozoi një ndryshim, konkretisht, tërheqjen e pikës së tretë, e në vend të saj vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale Koder Budan. Mbas aprovimit të rendit të ditës është filluar me pikën 1, ku kryetari Gjeloshaj raportoi mbi punen e tij, 4 sekretariateve dhe 2 drejtorive, SHPK Komunales, Organizates Turistike të Tuzit dhe Klubit Deçiq për vitin 2020, pikë e cila hapi diskutime të shumta ku kritikat dhe propozimet kishin më së shumti të bënin me formimin e bashkësive lokale, mbrojtjen e lumit cem, mirëmbajtjen e pastrimit të vendit dhe Klubin Deçiq. Në biseden e këshilltarëve lidhur me raportin e vitit të kaluar është cekur si problematik realizimi i punës së rrugës së dheut në Dinoshë. Kryetari Gjeloshaj në sqarim shprehet që ky është projekt i punuar para 5-6 viteve nga pushteti i atëhershëm ku është punuar revizioni, ndërsa prokurorimin publik komuna e shpalli vitin e kaluar në bazë të atij projekti, ndërsa problemet që u paraqiten me bllokim nga uji është zgjidhur së bashku me BL dhe qytetarët. Sa i përket sherbimit komunal ku nga disa këshilltarë është cekur që pastrimi i vendit nuk është në nivel, çfarë është bërë me blerjen e kamionit nga donacionet. Gjeloshaj tha se është i kënaqur me pastrimin e koshave, por jo edhe arritjen e atyre inerte dhe mbeturinave jashtë koshave, dhe shtoi se po këto ditë pritet furnizimi me një pajisje për pastrimin e tyre të cilat hedhen me pa përgjegjësi dhe që kamioni në fjalë është blerë. Sa i përket ruajtjes së lumit cem, Gjeloshaj shprehet se që nga 1 janari si vetëqeverisje lokale nuk ka kompetencë ndaj inspektimit të lumit cem dhe ajo tani është nën mbikqyrjen e drejtorisë së ujrave. Në pyetje çfarë është bërë me formimin e BL Shipshanik, Milesh dhe Tuz dhe se zgjedhja e kryetareve të këshillit të BL nuk është bërë me zgjedhjen e 10% të banorëve të asaj bashkësie të paraparë me ligj, kryetari Gjeloshaj shprehet që formimi i tyre është bërë sipas ligjit, në mbledhjet e mbajtura, ku qytetarët zgjodhen vetë këshillin drejtues ndërsa ky këshill kryetarin. Pyetje nga disa këshilltarë u bënë edhe mbi situaten e kufirit dhe ndarjes së pasurisë me kryeqytetin, Gjeloshaj sqaron që ndarja e kufijve dhe përcaktimi i vendbanimeve janë caktuar nga Parlamenti i Malit të Zi, komisioni pjesë e të cilit është vetë Gjeloshaj sqaron që nuk ka të bëj me kufirin pasi që ai është i definuar, por tehnikisht si propozues të Parlamentit konkretisht për ndarjen e pasurisë dhe aktualisht nuk shihet gatishmëri për ndarje të saj, e kjo kryesisht rreth deponisë, ashtu që është i mendimit që do shkohet në arbitrim. Mbas diskutimeve të shumta me shumicë votash votohet ky raport. Pika e dytë e seancës së sotme ishte propozimi i vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të krijuara në komunën e Tuzit për shkak të pandemisë e që u prezentua nga drejtuesi i sekretariatit për finansa, Driton Gjokaj, i cili sqaroi lirimin e qytetarëve nga disa tatime e që kaloj me votim të pozitës dhe opozitës. Pika 3 dhe 4 u prezentuan nga drejtuesi i sekretariatit për urbanizem, Lek Ivezaj, e që ishin propozimi i vendimit mbi sigurimin e strehimit alternativ dhe propozimi i vendimit mbi tarifen vjetore për shfrytëzimin e hapësirës për objektet e paligjshme. Pika e 4 ngjalli debate nga këshilltarët e opozitës se a duhet të votohet dhe sa i perket çmimores dhe dihet numri i objekteve dhe a janë të projektuata në buxhet të komunës këto të ardhura, përgjigjja për këtë çështje ishte që ky vendim është obligim për votim sipas ligjit mbi planifikimin hapësinor i votuar në Parlamentin e Malit të Zi por që komuna e Tuzit nuk do obligoj të paguaj askë deri në momentin që bëhet plani urbanistik e që kjo nga viti 2017 nuk është me kompetencë e komunave por e Qeverisë. Me shumicë votash është votuar edhe kjo pikë. Pika 5 dhe 6 është prezentuar nga Marina Ujkaj – drejtuese e sekretariatit për planifikim hapësinor e cila propozoi vendimin mbi realizimin e barazisë gjinore që propozohet që të jetë të pakten 30% i barazisë. Gjithashtu propozimin e vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit mbi kriteret, mënyren dhe proceduren e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare. Gjithashtu vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale Koder Budan që deri tani ishte pjesë e BL Sukruq, e që u mbështeten edhe këto pika. Pika e 8 u prezentua nga drejtuesja e sekretariatit për bujqësi, Ismeta Gjoka mbi propozimin e vendimit mbi kushtet, mënyren dinamiken e ndarjes së mjeteve të buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2021 të destinuara për bujqesi ku sqaroj subvencionet e parapara për degë të prodhimtarisë dhe mjetet e parapara për panair të bujqësisë dhe aktivitete të tjera, ku u votua edhe ky vendim.

TvBoin

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!