Të nderuar qytatarë,
Pasi që para disa ditëve kemi dorëzuar listën për zgjedhjet e Podgoricës, Alternativa Shqiptare, ashtu siç kemi paralajmëruar, vepruam edhe për komunën Plavë,me sloganin Alternativa Shqiptare – Ibër Hoti.
Me këtë rast duam të njoftojmë opinionin e gjerë që ASH i janë bashkuar pjesa më e madhe e personaliteteve dhe të rinjëve që në zgjedhejet e kaluara kanë qenë pjesë e Forcës, UDSH dhe PD.
Ky fakt na gëzon shumë, sepse vazhdojnë prurjet politike në ASH nga shumica e subjekteve shqiptare.
Ky bashkim ështe shumë i rëndësishëm, jo vetëm për komunë e Plavës, por edhe më gjerë, sepse ne vlerësojmë shqiptarët në MZ duhet të kenë shumë më pak subjekte.
Ne jemi të sigurt se kjo do të jetë lista, gjegjësisht Alternativa e vetme për shqiptarët që jetojnë atje, të bashkuara rreth bartësit të listës, Z.Ibër Hoti, të cilit i takon edhe merita më madhe për unifikim të faktorit shqiptarë në komunën e Plavës.
Me keqardhje na duhet t’a potencojmë qendrimin LDSH në Plavë e cila më afër pati boshnjakët dhe Shahmanoviqin, sesa listën e vetme shqiptare. Por që jemi të sigurt se votesit atje, me votën e tyre do t’a dënojnë një akt të tillë.
Vlerësojmë që LDSH nuk ndoqi shembullin e kolëgeve nga Plava, pra nuk do të garoj në zgjedhjet e Podgoricës, e që në këtë mënyrë nuk do të digjen votat shqiptare.
Sinqerisht,
ASH