Qytetarët drejt Ulqinit, fluks në kufi (Video)

Kolona e gjatë e automjeteve vazhdon të jetë edhe sot në pikën kufitare të Morinës, pasi që një numër i madh i kosovarëve tre ditët e fundit për shkak të 1 majit janë nisur drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona në pikë kufitare Qafa e Morinës ka arritur në 500-600 metra në dalje deri sa në hyrje nuk ka pritje, shkruan Insajderi.

Mbrëmë në pikën kufitare me Malin e Zi në Muriqan u krijuan radhë të gjata automjetesh. Të bllokuar për gati 2 orë në radhë, qytetarët kanë dërguar pamjet dhe ankesat në “Ti Raporton” në Top Channel.

Një prej tyre thotë se nuk ka pasur prezencë policore ndërsa në makina ka parë edhe të rinj që konsumonin alkool.

Të kontaktuar nga Top Channel policia kufitare konfirmon fluksin, por bën me dije se ka pasur prezencë policore.

Insajderi/Top Channel

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!