Mbi 90,000 policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë do të shpërndahen në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2016, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.
Forcave të vendase të sigurisë do t’iu bashkohen patrulla ndërkombëtare.
Së fundmi, me propozimin e Ministrisë së Brendshme franceze edhe policia ruse konfirmoi pjesëmarrjen në operacionin e sigurisë në vend. Por jo vetëm. Edhe policia shqiptare do të jetë pjesë e këtyre patrullave.
Burime të Top Channel deklarojnë se ekipi kombëtar i futbollit do të shoqërohet gjatë qëndrimit në Francë nga forcat më të mira policore shqiptare.