Ferhat Dinosha kandidat për ambasador në Prishtinë

Ish-Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qeverin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha, është kandidat për ambasador të Malit të Zi në Kosovë, mëson portal analitika.

Dinosha aktualisht është duke kryer detyrën e ambasadorit në Tiranë dhe funsionin e ri do të duhet ta marrë në vjeshtë.

Bashkëbiseduesit e portal analitika nga Kosova, ka thënë se emërimi i Dinoshës është i sigurtë, por që nuk është praktik që paraprakisht të publikohën emrat e ambasadorëve.

Në qeverin e Malit të Zi nuk ka qën e mundur të merret konfirmimi i këtij informacioni.Kush do jetë ambasador në Prishtinë do të dihet deri në fund të vitit./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!