Haradinaj: Na duhen votat për ta rrëzuar Demarkacionin – Mali i Zi nuk është fajtor

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma ka thënë sot në Prishtinë se u duhen votat për Demarkacionin por për ta rrëzuar atë në kokërr të shpinës.

Ndërsa për agjensin Anadollia, ka theksuar se Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e gabuar , por Prishtina dhe Podgorica do të bisedojnë sepse Mali i Zi është fqinj dhe mikë i Kosovës.

Haradinaj i ka deklaruar se marrëveshja për demarkacion është e gabuar sepse Kosova në këtë mënyrë e humbë një pjesë të territorit.

Do të formojmë komisionin e ri , do të sjellim version të drejtë dhe do të bisedojmë me Malin e Zi sepse e kemi fqinjë dhe mikë. Andaj mendoj se fajin nuk e ka Mali i Zi por e kemi ne dhe këtë gabim do ta përmirësojmë, ka theksuar Haradinaj. Ai ka theksuar se Kosova menjëherë do ta njoftojë pushtetin në EU , i cili , siç ka theksuar ai ,pa drejtësisht ua ka imponuar demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!