”Na dy…” libri i dytë i shkrimtarës nga Ulqini Flutur Mustafa

Flutur Mustafa vjen së shpejti me librin e saj të dytë

”Na dy…” është përmbledhja e dytë me poezi e cila kontaktin e parë me publikun do të ketë në Panairin e librit i cili jvën e ardhshme fillon në Prishtinë, me ç’rast Shtëpia botuese prestigjioze ”Buzuku” do të organizojë një përurim simbolik.

”Na dy…” është një histori personale e shkruar përmes vargjeve të mbi 60 poezive që përbëjnë librin.

”Na dy…” mbledh në vetvete emrat më eminent të studiuesve dhe artistëve shqiptarë me kitikat e tyre në lidhje me poezitë, sië janë: Dr. Sabina Osmanovic Profesoreshë në Universitetin e New York-ut në Tiranë: Sheqerie Buqaj aktore: Albatros Rehaj shkrimtar dhe Migena Arllati kritike arti. Pa anashkaluar recensionin e përkthyesit Elvi Sidheri dhe redaktorin dhe njeheri botuesin Abdullah Zeneli.

Rrugetimi i ”Na dy…” nuk do të mbarojë me kaq. Pas Prishtinës, në istë janë qytetet si Ulqini, Shkodra dhe Tirana ku do punohet që libri të sillet edhe në libraritë përkatëse të këtyre qyteteve./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!