Prodhuesit nga Malësia do të bllokojnë autostradën Tuz – Bozhaj

Bujqit nga Malësia planifikojnë që me 8 ose 9 qershor të bllokojnë autostradën Tuz – Bozhaj për shkak të importit të pakontrolluar të pemëve dhe perimeve nga Shqipëria.

Të revoltuar nga inporti i pakontrolluar për shkak të cilit çmimet e brendshme bien, prodhuesit nga Malësia dhe Zeta shkprehën se sezoni këtë vit ka filluar në mënyr të dëshpëruar.

Prodhuesi nga Malësia David Camaj, tha se sezoni kurr më keq nuk ka filluar dhe si gjithmon fajtor për këtë është importi.

“Ne i bëjmë thirrje Ministrit të Bujqësisë të merrt me problemet e prodhuesve dhe të ndalet pak lobi i inportit, duhet të mbrojnë prodhimet vendore”, tha Camaj. Ai tha se kilen e patates e shet 15 deri në 18 cent dhe i bëri thirrje ministrit të Bujqësisë për takim, që të dëgjojë shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen prodhuesit./Malësia.ME/

Shperndaje