Abazoviqi hesht ndaj brohorimave anti-shqiptare

Në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi luajti Buduqnosti i Podgoricës kundër Deçiqit të Tuzit– ndeshje, e cila nxori në pah gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve që u dënua ashpër nga politikanët dhe nga një pjesë e opinionit në Mal të Zi.

Buduqnosti e mundi Deçiqin 3 me 1, por ishin tifozët e këtij klubi të quajtur “Barbarët” që bënë brohorima anti-shqiptare e raciste e që po dënohen si të papranueshme.

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu dënoi ngjarjet në stadium.

“Titulli duhet t’i merret Buduqnostit, edhe pse e fituan me meritë në fushë, si mësim për të ardhmen se këto gjëra s’duhen përsëritur,” tha deputeti, Genci Nimanbegu.

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se që tifozët e Deçiqit treguan se si në mënyrë te civilizuar, dinjitoze dhe të kulturuar përkrahet klubi i vet. Nuk fituam finalen në futboll, por nga stadiumi dola krenar, ballëlartë, me krejt stafin, miqtë e klubit e tifozët tonë që ndaj gjithë kësaj shprehje fashizmi treguan civilizim. Zemrën e kam sa Deçiqi deklaroi Gjeloshaj.

Nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve deklaruan se shqiptarët nuk mund të ofendohen nga një grup tifozësh të vetëshpallur „barbarë”, por kjo është një kambanë alarmi për ne, sepse ende në vetëdijen e një pjese tëshoqërisë në këtë vend,ka zënë rrënjëurrejtja patologjike ndaj fqinjëve shekullor, shqiptarëve. Mëgjithatë, këton gjarje as nuk na frikësojnë, as nuk na bëjnë të ndihemi inferior, sepse ndërgjegjjen kolektive e kemi të pastër, të bindur se kemi kontribuar për të mirë në këtë vend dhe nuk idetyrohemi askujtë.

Këto fenomene të përsëritura në forma të ndryshme, na tregojnë se sa shumë punë, përkushtim, sakrificë e unitet na duhetakoma sot, për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, në një hapësirë ku herë pas here shpërfaqen elementë neofashistë ndaj pjesëtarëve të një kombi pakicë brenda Malit të Zi, deklaruan mes tjerash nga KKSH.

Gjuha raciste e këtyre tifozëve u dënua edhe nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i cili tha se nuk do të lejojmë imazhe të viteve 90-ta në një Mal të Zi evropian në vitin 2021.

Në anën tjetër, zv.kryeministri Dritan Abazoviq nuk ka folur ende për këtë rast dhe nuk e ka dënuar këtë gjuhë ndaj shqiptarëve./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!