Procedurë disiplinore kundër Buduqnost

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi ka nisur, procedurë disiplinore kundër KF Buduqnost bazuar në nenin 134 të Rregullores Disiplinore të FFMZ, për shkak të sjelljes së pahijshme dhe josporportive të tifozëve të tyre në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi kundër Deçiqit.

“Komisioni i garës pranë FFMZ paraqiti padi kundër klubit të ” Buduqnost “për shkak të sjelljes jo sportive të tifozëve të tyre në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi të luajtur midis Deçiq dhe Buduqnost. Në minutën e 23-të, tifozët e “Buduqnost” brohoritën në bazë kombëtare fjalë fyese për lojtarët e “Deçiq” , gjë që u konstatua edhe në raportin e delegatëve të ndeshjes.

Pas raportit të paraqitura të zyrtarëve të ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FFMZ vendosi të fillojë procedurë disiplinore kundër KF Buduqnost për shkak të dyshimit të bazuar se është bërë shkelja e Nenit 97, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Rregullores Disiplinore të FFMZ , “njoftoi Federata e Futbollit të Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!