Në Polici punojnë 45 shqiptarë

Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë ka publikuar informatën për përfaqësimin e popujve pakicës në Drejtorinë e policisë.

“Nga numri i përgjithshëm prej 3.377 të anketuar, në aspektin nacional, të punësuarit janë deklaruar si: Malazez 2803 (83,00%), Serb 223 (6,60%), Boshnjak 172 (5,09%), Mysliman 84 (2,49%), Shqiptarë 45 (1,33%), Rom 3 (0,09%), Kroat 88 (0,09 %), të tjerë 5 (0,15%), derisa 39 (1.15%) nuk kanë deklaruar përkatësinë e vet nacionale”, shkruan në Informatën e dorëzuar Portalit Analitika.

Sipas këtij dokumenti, prej 3858 të punësuar, në pyetësor janë përgjigjur 3377 të punësuar ose 87,53 %, që paraqet përqindje të lartë të përgjigjeve në pyetësor./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!