Frikë nga pushtimi i tifozave kuqezi, Maqedoni-Shqipëri në stadium me 6500 vende

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin e vogël të qytetit të Strumicës.

Ndonëse nuk është dhënë ende konfirmimi zyrtar nga UEFA, mediat maqedonase raportojnë se kjo e fundit i ka kthyer përgjigje pozitive Federatës Maqedonase për organizimin e duelit në impiantin e qyteti që është në kufi me Bullgarinë.

Federata Maqedonase e ka ndërmarrë këtë hap me synimin për të minimizuar sa më shumë mbështetjen e Shqipërisë nga tifozët kuqezi. Dihet që grupimet e tifozëve shqiptarë në Maqedoni ndjekin rregullisht ndeshjet e përfaqësueses kuqezi e për këtë arsye, nëse ndeshja do të luhej në Shkup, parashikohej që impianti të mbushej vetëm me flamujt shqiptarë.

strumica

Ndaj është zgjedhur Strumica, një impiant që ka filluar të rindërtohet një vit më parë pikërisht me qëllimin që të degdisej atje kjo ndeshje. Përveçse gjendet larg Shkupit dhe zonave që kanë më shumë popullatë shqiptare, stadiumi është shumë i vogël, me një kapacitet prej vetëm 6500 vendesh.

Në këtë mënyrë, edhe prania e tifozëve sipas marrëveshjeve mes federatave do të jetë shumë e vogël. Zakonisht, federatave udhëtuese u sigurohet 5% e kapacitetit të stadiumit, që do të thotë se në këtë impiant, do të jenë të pranishëm vetëm 300-400 mbështetës të Shqipërisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!