U miratua ligji për partneritetin jetësor të personave të së njëjtës gjini

Ligji për partneritetin jetësor të personave të së njëjtës gjini u miratua sot në Parlamentin e Malit të Zi, me 42 vota pro dhe pesë kundër.

Ligji u votua nga deputetët e DPS, SD, SDP, deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq, dhe deputeti i DEMOS Nedelko Rudoviq.

Projektligji ishte në procedurën parlamentare vitin e kaluar, por nuk mori shumicën e kërkuar gjatë votimit në seancën parlamentare të 31 korrikut.

Projektligji lejon çiftet e të njëjtës gjini në Mal të Zi të gëzojnë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale, vetëm pa mundësinë e birësimit./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!