Në Ulqin kapen dy peshkaqen të vegjël

Kapja e peshkaqenit në bregdetin tonë është lajm i rrallë. E sidomos që janë zënë dy! Peshkatari nga Ulqini i zuri dje në bregdetin e Ulqinit, shkruan Portali Antena M.

Siç shkruan ky medium, edhe pse prej vitit 1953 në bregdetin e Malit të Zi nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast i sulmit të njeriut nga ana e peshkaqenit, takimi me këto dy nuk ishte i këndshëm për pushuesit, edhe pse ishin të vegjël.

Peshkaqenët të cilët paraqiten në bregdetin tonë nuk janë të rrezikshëm për njerëzit dhe ushqehen me peshk të vogël./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!