Vendimi për daljen nga Qeveria nga mesi i gushtit

Lëvizja Qytetare URA, Demos dhe Partia Socialdemokrate do të vendosin më së largu deri ka mesi i gushtit, në organet më të larta të partive, se cila do të jetë “përgjigja, siç thonë ata, për shkeljen e Marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në konsultimet e sotme të tri partive opozitare, të cilat marrin pjesë në qeverinë e besimit zgjedhor, është analizuar situata e krijuar pas shkelje, shumë flagrante të Marrëveshjes nga ana Partia Demokratike e Socialistëve.

“Të trija palët pranojnë se situata e re kërkon një përgjigje të përshtatshme, të motivuar kryesisht nga parimet e respektit për sundimin e ligjit, mbrojtjen e interesit kombëtar si dhe burimet më të rëndësishme ekonomike të Malit të Zi,” thuhet në deklaratën e përbashkët URA-e, Demos-it  dhe PSD.Vendimi përfundimtar, siç thuhet, do të merret në organet më të larta të partisë, jo më vonë se në mes të këtij muaji./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!