Hapet shkolla e muzikës në Tuz

Pran shkollave fillore në Gollubovc dhe në Tuz janë formuar paralelet e ndara të shkollës së muzikës “Vasa Paviq”.

Paralelet e ndara të shkollës së muzikës janë formuar në shkollat “Millan Vukotiq” dhe “Mahmut Lekiq”. Komisioni i ministrisë së arsimit i ka vizituar këto dy shkolla me detyrë të vërtetimit të gjendjes faktike për organizimin e paraleleve të ndara të shkollës së muzikës.

Në shkollën “Mahmut Lekiq” në Tuz mësimin e ndjekin mbi 1 mijë nxënës, punon në dy turne dhe gjendet në pjesën qendrore të Malësisë kështu që organizimi i arsimimit fillor muzikorë për të gjithë fëmijët nga rajoni i Malësisë e që janë të interesuar dhe kanë talent muzikor do të jetë shumë e rëndësishme.

Me aktivitetet e tilla Ministria e arsimit përpiqet që të zgjerojë mundësitë arsimore të cilat do tu ndihmojnë fëmijëve të zbulojnë dhe ti avancojnë talentet e veta , ka theksuar me rastin e hapjes së këtyre paraleleve të ndara drejtori i drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera nacionale, Marash Dukaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!