Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka mbërritur në Mal të Zi, ku është mirëpritur në Aeroportin e Podgoricës nga kryeministri Dushko Markoviq.
Pence mbërriti në Mal të Zi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Karen, në vazhdën e turit të tij europian që nisi me vizitën në Estoni, e më pas me ndalesën në Gjeorgji.
Në Podgoricë, Pence do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe kryeministrin Dushko Markoviq, ndërsa ditën e mërkurë do të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit do të marrin pjesë udhëheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.