DRI: Mendim Pozitiv në financa të komunës së Tuzit

Të nderuar,

Dëshiroj të Ju informoj që mbas tre muajve kontrolli nga ana e Institucionit Shtetëror të revidimit, Komuna e Tuzit mori mendim POZITIV në revidimin financiarë të buxhetit për vitin 2020.

Ky është një vlerësim i madh i punës, me respektim të të gjitha normave dhe transparencës së financave publike.
Si komunë e re që jemi ja arritëm këtë me stafin profesional, të cilët dita ditës punojnë me një kujdes të madh kur ka të bëjnë me zbatimin e të gjitha ligjëve në punën tonë.

Mendim Pozitiv në revidimin financiarë në institucionet e Malit të Zi është shumë i rrallë e sidomos për njësit e vetëqeverisjes lokale, komunat është risi.

Kjo sot na ka bërë të jemi krenar të gjithëve dhe jam i bindur edhe të gjithë qytetarët e Malësisë që Komuna ka fituar një vlerësim të tillë kur janë në pyetje fondet publike të komunës tonë.

Në fund nuk na mbetet tjetër vetëm që edhe me më shumë kujdes të punojmë edhe në vitet e ardhshme dhe kjo të jetë një shtysë e madhe për punën tonë në vazhdim.
Malësia po ndryshon!

Nik Gjeloshaj,
kryetar i komunës së Tuzit

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!