SNP koalicion me DEMOS dhe URA – Jonica, paralajmëron dorëheqje nga SNP

Këshilli Qëndror i Partisë Socialiste Popullore (SNP)me shumicë votash ka vendosur të shkojë në koalicion parazgjedhorë me URA-n dhe Demosin, ka njoftuar vetë lideri i kësaj partie Srgjan Miliq.

Ai tha se ka ardhur koha për ndryshime, dhe se cdokush që i dëshiron duhet të jetë i gatshëm për sakrifica. Miliq nuk saktësoi se si do të bëhet ndarja e mandateve. Për koalicion me dy subjektet tjera opozitare votuan 127 antarë të Këshillit Qëndror të kësaj partie,  27 ishin kundër, kurse 11 nuk votuan.

Media spekulojne se deputetja e PSP, Snezhana Jonica,  ka paralajmëruar në mbledhjen e Këshillit qëndror dorëheqjen në të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore nëse miratohet marrëveshja për koalicionin me DEMOS-in dhe URA. Këtë ia kanë kumtuar  Pobjedës, disa burime të cilat kanë marr pjesë në mbledhjen e Këshillit qëndor.

Jonica ,në mbledhje ka kumtuar qartë se është për pjesëmarrje të pavarur të PSP dhe se e kundërshton çdo koalicion parazgjedhor. Qëndrimet e saj i kanë përkrahur edhe përfaqësuesit e disa këshillave nga Veriu i shtetit të cilët gjatë bisedimeve joformale nuk e kanë fshehur zhgënjimin për shkak të vendimit të Këshillit qendror. Në pyetjen nëse është e vërtetë se deputetja Jonica ka paralajmëruar braktisjen e partisë , kryetari Miliq nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!