Rektori Dema në takim ishte i shoqëruar nga prorektori për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Faton Berisha.
Dema në këtë takim premtoi mbështetjen maksimale për kandidatët për studentë që vijnë nga këto vise shqipfolëse, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai premtoi që do të jetë i gatshëm të shtyjë tutje çfarëdo marrëveshje në të mirë të këtyre studentëve që do të jenë pjesë e UP-së dhe atyre që aktualisht janë të tillë.
Në anën tjetër, Gjokaj diskutoi për shumë aspekte me anë të të cilave do mund të krijoheshin lehtësira për studentët nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët vendosin të kryejnë studimet në UP. “Për vite me radhë, Universiteti i Prishtinës ka qenë vatër për përgatitjen e studentëve që vijnë nga Mali i Zi” theksoi Gjokaj ndër të tjerash.
Pra, në këtë takim, të dyja palët diskutuan për mënyrat e ndryshme se si mund të krijohen lehtësira për këta studentë, si dhe mënyra të tjera të bashkëpunimit në të mirë të studentëve, rrjedhimisht edhe familjeve shqipfolëse nga këto vise.