LDSH: Urime qytetarëve të Malësisë komunën

Nga Lidhja Demokratike Shqiptare deklaruan se i gëzon pa masë formimi i Komunës së plotë të Tuzit si realizim i një aspirate 30 vjeçare.

Ne si subjekt politik nuk mundemi, që në mënyrë të organizuar, të marrim pjesë në euforinë pa vend, pasi që fitojmë diçka që moti na ka takuar, por që është mbajtur peng me dekada të tëra, mu nga strukturat që do të punojnë në implementimin e saj, skruan në kumtesen e LDSH-së.

LDSH, e vlerëson se nuk ka vend për eufori as festim, pasi që hyrja në fuqi i një ligji, nuk do të thotë edhe zbatimi i tij, sidomos kur dihet se atë që po e zbatojnë ishin, e një pjesë edhe janë, kryekëput kundër mvehtësimit të komunës së Malësisë.

Festimi do të ketë kuptim vetëm atëherë kur zbatimin e këtyre ligjeve dhe zhvillimin e Malësisë ta marrin në dorë ato struktura që me krejt fuqinë e shpirtit u angazhuan për rivendosjen e këtij statusi, dhe që sinqerisht do të angazhohet për zhvillimin e saj.

Në u urojmë qytetarëve të Malësisë ndërrimin formal të statusit dhe i përgëzojmë, pa far xhelozie, të gjithë ata të cilët, pa hile dhe me përkushtim, kanë vënë, qoftë edhe një guralec, në murrin e kësaj kështjelle, të quajtur komunë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!