Malësia feston

 Shkruan: Kristjan Dukaj

Fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi Malësinë!

Nuk ishte pritja e Vitit të Ri, por Malësia po feston. Feston kjo trevë e lashtë arbërore Ditën e parë të muajit shtator që paraqet datë historike për këtë trevë dhe banorët e saj, pasi prej sot jetësohet ideja për Komunë të plotë.

Alternativa Shqiptare me këtë rast, organizoi solemnitetin e rastit në ambientet e eestorantit “Troja”, duke përgëzuar qytetarët e Malësisë për realizimin e ëndrrës së kamotshme për vetëqeverisje të plotë lokale. Përfaqësuesi i kësaj strukture nacionale politike, Nikë Gjeloshaj, duke përgëzuar qytetarët, ftoi dashamirët e Malësisë në bashkëveprim me shpresë se jetësimi i kësaj ideje do të shlyej të gjitha dallimet e mëparshme pavarësisht përkatësisë politike.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, i cili shprehu besimin në bashkëveprim mes dy komunave në të ardhmen, në të mirë të qytetarëve.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!