PDS uron qytetarëve të Tuzit komunën

Partia Demokratike e Socialistëve u uron qytetarëve të Tuzit statusin e komunes së pavarur. Në bazë të Ligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, i cili u miratua në Parlamentin e Malit të Zi, i cili u mbështet unanimisht nga deputetët e PDS, kushtet janë krijuar që Tuzi të bëhet komunë e pavarur, thuhet në kumtesën e PDS-së.

“Edhe me këtë kemi dëshmuar se PDS absolutisht qëndron mbas premtimeve parazgjedhore. Gjithashtu,në mënyrën më të mirë u përgjigjme akuzave dashakeqe dhe të pabaza të opozites, që këtë çështje e përdorim për qëllime parazgjedhore dhe se Tuzi nuk do të jetë kurrë komunë e pavarur “.

PDS shpreh besimin se qytetarët e Tuzit dhe udhëheqja e tyre komunale në të ardhmen do të menaxhojnë me sukses këtë vetëqeverisje lokale dhe do të kapërcejnë të gjitha sfidat e mundshme me të cilat përballen.

“Në këto përpjekje, gjithmonë mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, përfundonë kumtesa e PDS-së./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!