Sinishtaj: Nëse nuk do ishin partitë shqiptare, nuk do kishte komun të plotë

Fitimi i statusit të komunës së plotë të Tuzit është mundësi që interesi i qytetarëve të jetë primar dhe politikanët dhe zyrtarët të bëjnë punën në mënyrë profesionale për të cilën paguhen, tha antari i kryesisë së Alternativës Shqiptare Vasel Sinishtaj.

Sinishtaj tha se statusi i komunë së pavarur do të kontribuojë në funksionimin më të mirë të shërbimeve për qytetarët dhe realizimin e të drejtave të parapara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale “dhe obligimet e komunës ndaj qytetarëve do të jenë më efikase, nuk do tu duhet të udhëtojnë më tej”.

Sipas tij, nëse nuk do ishin partitë shqiptare, nuk do të kishte as status të komunës së plotë.

Dikush që tani po mburret me të, më parë e kundërshtote, tha Sinishtaj.

Ai thekosi se marrja e statusit të komunës së pavarur është merit e të gjithë atyre që kishin vullnetin e mirë për të miratuar një ligj të tillë.

Duke folur për parametrat ekonomikë dhe nëse komuna mund të financohet vetë, Sinishtaj tha se Iniciativa Qytetare porositi studim fizibilitetit dhe se ishte i vetmi subjekt që investoi fondet e veta për të.

“Doli të jetë bindës, pas miratimit të buxhetit të komunës në kuadër të kryeqytetit për këtë vitë, dhe se edhe atë herë ishim në të drejtë. Vlerësimi ynë ishte rreth 2, 5 milionë, jemi plotësisht të bindur se mund të mbijetojmë, “tha ai.

Sinishtaj tha se ka njerëz që tani thonë se statusi i komunsë së plotë do të sjelli sukses “dhe deri dje ata thonin se nuk mund të mbijetojmë”.

“Do të duhet të ndryshohet mendimi i deritanishem i pushteti dhe njerëzve që kanë qenë aktivë për kaq shumë vite dhe kanë kundërshtuar diçka për interesin e tyre. Kushtet për fitimin e statusit të komunës së plotë nuk janë krijuar brenda një muaji. Kam frikë se jemi vonuar pak me ushtrimin e kësaj të drejte, jo pak, por edhe shumë “, tha Snishtaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!