Nimanbegu: Do të flasim me partitë e pakicave për pozicionim ndaj shumices së ardheshme

Genci Nimanbegu deklaroi se pret që në ditët në vijim do të takohën me koalicionin tjetër shqiptar dhe partitë e tjera të pakicave ku do te diskutojn për pozicionimin ndaj shumices së ardheshme parlamentare.

“Ky do të jetë një realitet i ri dhe ky realitet do të ketë sfida në drejtim të integrimit Atlantik dhe Evropian, sepse fakti që blloku pro-serb fitoi 37 vende është një rritje e madhe. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë ndryshime që do të kenë një pozicionim të ri në shumë çështje dhe ne si faktor shqiptar në Mal të Zi, do të bëjmë gjithçka për të siguruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik”, tha ai. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!