Forca uron Ditën e Komunës së Tuzit

URIME DITA E KOMUNËS SË TUZIT

Sot Malësia shënon Ditën e Komunës – 1 shtatorin,  datë e cila  erdhi pas shumë vitesh përpjekje të subjekteve shqiptare edhe pse kishte shumë tentativave që Tuzi të mos e fitojë statusin e Komunës, kurse arsye e shumë kundërshtarëve ishte se Komuna e Tuzit nuk mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

E theksova këtë fakt sepse sot, pas dy vitesh, nëse i bëjmë një retrospektivë, me shumë dashamirësi mund të them se Komuna e Tuzit është një nga arritjet tona më të mëdha. Bindjet dhe besimi ynë që Malësia mund të zhvillohet  po dëshmohen çdo ditë përmes projekteve dhe investimeve kapitale të cilat po bëhen.

Prandaj, në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, popullit të Malësisë në krye me kryetarin Nik Gjeloshaj, kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe  udhëheqësinë e komunës, Ju uroj Ditën e Komunës së Tuzit.

Ju dëshirojmë që kjo komunë të zhvillohet edhe më shumë, të ketë prosperitet dhe ekonomi të qëndrueshme.

Me respekt,

Kryetari,

Nazif Cungu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!