Gjukanoviq uron ditën e Komunës së Tuzit: I bindur se drejtuesit e Komunës do të vazhdojnë me punë të suksesshme

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dërgoi urime me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës Tuzi, Kryetarit të Komunës Nik Gjeloshaj, Kryetarit të Kuvendit Komunal Fadil Kajoshaj, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Tuzit me dëshirë më të mira për vazhdim të punës së suksesshme.

Gjukanoviq thotë se është i bundur, se ashtu si deri më tani, udhëheqja e Komunës do të ketë një qëndrim proaktiv ndaj valorizimit të potencialeve në mënyrë që të zhvillojë ekonominë lokale dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kjo është një mundësi për të shprehur edhe një herë respektin tonë për kontributin që japin vazhdimisht Tuzi dhe Malësia në zhvillimin e demokracisë multietnike në Mal të Zi, duke ruajtur harmoninë ndëretnike dhe duke ushqyer diversitetin, i cili ka qenë gjithmonë forca më e madhe e vendit tonë, thuhet mes tjerash në mesazhin e Gjukanoviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!