Rregulla të reja për të hyrë në Shqipëri

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me korona virus, në Shqipëri prej nesër do të futen masat e reja, në mesin e të cilave edhe ora policore prej orës 23 deri në ora 6 të mëngjesit.

Prej me 6 shtator të gjithë personat që do të hyjnë në Shqipëri duhet të kenë dëshminë për vaksinimin e plotë ose vërtetimin për testin PCR  negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose testin e shpejt antigjen jo më të vjetër se 48 orë. Këto masa kanë të bëjnë edhe me personat të cilët janë tranzit në Shqipëri si dhe për fëmijët të moshës mbi 6 vjeçare.

Siç  njoftojnë mediat e atjeshme, banorët e Shqipërisë të cilët hyjnë në vend dhe nuk do të kenë njërën nga këto tri dëshmi, duhet të vetë izolohen për 10 ditë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!