Abazoviq: Ambiciet e Komunës së Tuzit shkojnë përtej kornizës lokale

Potenciali i pasur njerëzor, natyror, bujqësor dhe turistik i Komunës së Tuzit, së bashku me marrëdhëniet mes shtetit dhe vetëqeverisjes lokale, që nënkupton zbatimin konsekuent të politikës së zhvillimit të qëndrueshëm, janë garanci që Tuzi dhe Mali i Zi të arrijnë objektivat evropiane tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Marrëdhëniet tradicionalisht të mira miqësore dhe familjare që banorët e këtij rajoni kultivojnë me diasporën dhe fqinjët janë të një rëndësie thelbësore për politikën shtetërore të dialogut dhe tolerancës, të cilën Mali i Zi sinqerisht po përpiqet ta realizojë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, ka shkruar Abazoviq në urim me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit.

Kryeministri Dritan Abazoviq me rastin e ditës së Komunës së Tuzit ka uruar kryetarin e Komunës, Nik Gjeljoshaj, kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, këshilltarët si dhe qytetarët e Tuzit.

“U gëzohemi rezultateve të shkëlqyera të punëtorëve tuaj sportiv, kulturor dhe arsimor, ambiciet e të cilëve shkojnë përtej kornizës lokale”, shtoi Abazoviq.

Ai tha se janë të inkurajuar nga njoftimet ambicioze për realizimin e disa projekteve konkrete nga investitorë të huaja dhe vendase, i bindur se do të përfundojnë me sukses të gjitha projektet e filluara, dhe do të avancohen dhe fuqizohen ato ekzistuese. /Malësia.ME/

Shperndaje