Beqaj dhe Gjeloshaj nënshkruan kontratën me vlerë 1.3 milionë euro për investim në infrastrukturën lokale

Është nënshkruar sot kontrata ndërmjet Drejtorisë për Projekte Kapitale dhe Komunës së Tuzit për përmirsimin e infrastrukturës lokale.

Drejtori i Drejtorisë për Projekte Kapitale Esmin Beqaj dhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, në objektet e komunës, nënshkruan kontratën në vlerë prej 1.3 milionë euro për përmirsimin e infrastrukturës lokale.

Drejtori Beqaj theksoi se këto janë projekte të shumëpritura që janë ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore të planifikuara në Tuz nga buxheti kapital i shtetit përmes drejtorisë për projekte kapitale.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e suksesshëm me Drejtorinë për projekte kapitale dhe për nënshkrimin e kontratës dhe deklaroi se komuna vazhdon të investojë në infrastrukturën lokale dhe zhvillimin e saj. /Malësia.ME/

Shperndaje