Gjeloshaj: Vetëm disa muaj në qeveri dhe siguruam mbi 2 milion euro për Tuzin dhe 410 mijë euro për Ulqinin

Në Ditën e Komunës së Tuzit, edhe 1.3 milion euro investime kapitale u ndanë nga Drejtoria për investime kapitale e drejtuar nga malësori ynë, Esmin Beqaj.

Këto investime do të kryhen deri në fund të vitit 2022.

Vetëm për disa muaj që morëm pjesë në qeveri, arritëm që mbi 2 milion euro investime t’i akordojmë për Tuzin, dhe 410 mijë euro për Ulqinin.Vazhdojmë me politikë e afirmimit dhe lobimit ekonomik, në sferën e sigurimit të fondeve për viset ku jetojnë shqiptarët.

NGJ

Shperndaje