Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.
Në Tiranë, të hënën dhe të martën, Thaçi pritet të takohet me krerët e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, e deri te lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Velijaj, transmeton Telegrafi.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.
Vizita zyrtare e presidentit Thaçi në Shqipëri është konfirmuar edhe nga zyra për media e Presidencës, e cila ka thënë më vonë do të njoftojë më gjerësisht rreth kësaj vizite. /Telegrafi/