Në Mal të Zi, 63 milionerë

Mali i Zi ka 63 milionerë – qytetarë që në llogaritë e tyre kanë mbi një milion euro, një rritje kjo për tre persona në raport me fundin e shkurtit – shkruan të enjten gazeta, “Pobjeda”.

Nga Banka Qendrore e Malit të Zi kësaj gazete i është thënë se këto janë të dhënat mujore të cilat i dorëzojnë bankat.

Derisa numri i milionerëve është rritur, depozita më i madh individual ka rënë për 900.000 euro në raport me fundin e prillit.

“Depozita më i madh tani i një personi fizik kap shumën prej 9.7 milion euro. Fjala është për një qytetar jorezident”, është sqaruar nga Banka Qendrore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!