Përfaqësuesit e partive të pakicave do të negociojnë veçmas për formimin e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS).
Partitë e pakicave nuk kanë arritur marrëveshje për një platformë të përbashkët, dhe në bisedime do të hyjnë secila me kërkesat e veta. Sipas burimeve të gazetes ”Vijesti” duket se me versionin e platformës së përbashkët kishte pakënaqësi, por nuk saktësohet se nga cila palë.
Kandidati i DPS-së për mandatar të Qeverisë së re Dushko Markoviq do të bisedoi sonte me Partinë Boshnjake, ndërsa për nesër është caktur takimi i Markoviq me pëfaqësuesit e koalicionit ”Shqiptarët të Vëndësor”, Social Demokratët dhe IQ Korate.
Pas kësaj pritet që të gjithë bashkë të flasin për vendet që do të “mbulojnë” në qeverinë e re./Malësia.ME/