DEKLARATË PËR MEDIA E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MAL TË ZI LIDHUR ME ZGJEDHJET NË KOMUNËN E TUZIT.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshendet dhe mirëpret marrëveshjen e aktorëve politikë e shoqërorë nëTuz, Mali i Zi, për të bashkërenduar përpjekjet në mbrojtje dhe përfaqësimtë interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit tëzgjedhjeve për në Kuvendin e Komunës së Tuzit, që do të mbahen më 26 nëntor 2017.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politikë e shoqërorë shqiptare nëMalin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës.
Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për tëshfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për tëmaksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë përtë realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshëmritë dhe kërkesat e popullsisëshqiptare për mirëqeverisje, progress dhe begati.