Këshilli i mësimdhënësve të Gjimnazit “25 Maji”, në Tuz, në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme, solli vendimin për përjashtimin e 12 nxënësve për shkak të incidentit i cili në këtë shkollë ka ndodhur me 17 dhe 18 tetor, kurse 22 nxënës kanë marr vërejtje.
Drejtorja e gjimnazit, Miliana Daboviq, ka theksuar se masat që janë marrë janë në përputhje të plotë me ligjin dhe në interes të nxënësve dhe të punësuarëve në këtë institucion edukativo arsimor.
Drejtoresha tha se, udhëheqësia dhe të punësuarit do të marrin të gjitha masat paraprake që këto ngjarje të mos përsëriten, kurse nxënësit duhet të kuptojnë se sjelljet që cënojnë marrëdhëniet ndërnjerzore nuk do të tolerohen.
Ajo thekson se me rastin e vendim marrjes kanë pasur përkrahjen e plotë të Këshillit të prindërve, të parlamentit të nxënësve dhe të këshillit të shkollës./Malësia.ME/