Gjeloshaj: Mosnënshkrimi i platformës hap mrapa

Deputeti Nik Gjeloshaj në faqën e tij të facebook për herë të parë ka folur shkurtimisht rreth platformës së diasporës e cila ishte planifikuar të nënshkruhej me datën 28 nëntor. Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë.

Nik GjeloshajMiq të nderuar,

Ditëve të fundit në media keni pas mundësi të lexoni rreth platformës politike e cila është iniciativë e diasporës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kordinuar me subjektet politike në Malësi.

Personalisht si deputet kam përkrah pa asnjë rezervë këtë iniciativë, duke marrë pjesë në shumë takime dhe duke dhënë kontriutin tim modest që kjo platformë të jetë një nismë e mirë, një hap i madh përpara që një ditë subjektet politike në Malësi të bashkohën.

Nuk dua të zgjatëm shumë dhe të flas në hollësi për këtë gjë, por mosnënshkrimi i kësaj platforme në datën caktuar më parë, që ishte 28 nëntori, është një lajm i keq, një hap mrapa dhe për këtë të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë.

Me përgjegjësi të plotë, dua të them se Alternativa Shqiptare ka punuar shumë që kjo platformë të realizohet dhe ka qenë në çdo moment e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi si me partitë tjera shqiptare në Malësi ashtu edhe me diasporën.

Me siguri se shumë shpejt do kemi edhe një deklaratë publike për këtë çështje nga Kryesia e Alternativës Shqiptare.

Në fund dua të ftoj të gjitha subjektet që në një mënyrë apo në një tjetër e kanë refuzuar nënshkrimin e kësaj platforme të ndërgjegjësohen dhe të rishqyrtojnë edhe një herë qendrimet e tyre.

Faleminderit

Shperndaje