Krivokapiq fillon dialogun me liderat e partive, në takim edhe Camaj dhe Cungu

Në Parlamentin e Malit të zi ka filluar dialogu mes liderëve të subjekteve politike parlamentare, qëllimi i të cilit është kapërcimi i krizës politike dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Takimi është inicuar nga Kryetarin e Parlamentit Ranko Krivokapiq dhe janë duke marrë pjesë shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Mitja Drobniç, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq, Demos Miodrag Lekiq, Malit të Zi Demokratik Aleksa Beçiq, Partisë Socialiste Popullore (SNP) Srdjan Miliq, Lëvizja Qytetare URA Zharko Rakçeviq , Mali i Zi Pozitiv Darko Pajoviq, Kryetari i Alternatives Shqiptare Gjergj Camaj ai i Forcës Nazif Cungu, Kryetarja e Iniciatives Qytetare (HGI) Marija Vucinoviq dhe Kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq.

Në takimin kanë ardhur të gjithë përfaqësuesit e partive politike parlamentare përveç të Frontit Demokratik (DF)./Malësia.ME/

Shperndaje