NATO fton Malin e Zi në Aleancë

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO ka ftuar Malin e Zi që të jetë pjesë e saj, si shteti më i ri i aleancës.

Ftesën për anëtarësim e ka bërë kreu i kësaj organizate, Stoltenberg i cili këtë ftesë e ka konsideruar si një ngjarje historike për Malin e Zi dhe një ditë historike për Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, Mali i Zi këtë ftesë të bërë nga NATO e knsideron si një moment historik për vendin.

Mali i Zi me 600 mijë banorë praktikisht do të jetë vendi i 29 i NATO-s.

Shqipëria dhe Kroacia u pranuan në vitin 2009.

 

Shperndaje