Gjeloshaj kërkon tre mandate të garantuara për Parititë Shqiptare

Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare tha për gazetën ”Pobjeda” se angazhohet për ndryshimin e ligjit zgjedhor me të cilit do garandohen tre mandate, të cilët do i ndajnë listat shqiptare të cilat do kalojnë pragun e 1 për qind.

Gjeloshaj tha se ligji aktual nuk ka karakter afirmativ, me përjashtim të pakicës kroate dhe se votat e subjekteve shqiptare duhet të ndahen vetëm në mes tyre, nga ato parti të cilat në zgjedhje do kalojnë pragun prej 1 për qind.

Qëllimi unë është që votat të cilat u shkojnë partive shqiptare të jena të përfaqësuara në mënyrë adekuate.

Prioriteti ynë është që të shmangim mundësin që kundërshtarët tonë më të mëdhenjë, të gjejnë në popullin tonë njerëz të cilët për përfitime personale janë në gjendje të derdhin 500-1000 vota”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj angazhohet që të rritet pragu prej 0.7 për qind për listën të cilat do të marrin pjesë në ndarjen e mandateve dhe të garantohen tre mandate që do ndahën mes listave shqiptare të cilat do kalojnë pragun prej 1 për qind./Malësia.ME/

 

Shperndaje