Sinishtaj përgadit iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit të KU Tuz

Përfaqësuesit e partive politike që participojnë në Kuvendin e KU Tuz, edhe pas negociatave të fundit me PDS-në (DPS), nuk bien dakord për çështjen nëse Tuzi do jetë komunë në kuadër të kryeqytetit apo do bëhet komuana e 24 në Mal të Zi.

Pasi që Koalicioni ” Shqiptarët të Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) në prag të formimit të Qeverisë, nënshkrun marrëveshjen me PDS-në (DPS) që Tuzi deri në maj të vitit të ardhshëm do fitojë statusin e komunës së plotë, Iniciativa Qytetare ka filluar iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit të KU Tuz.

Iniciativa Qytetare bashkë me Lidhjen Demokratike shumë herë kan kërkuar zgjedhjet në mënyrë që më në fund Tuzi të fitojë statusin komunë në kuadër të Kryeqytetit, status ky që e ka fitur në Kuvendin e Malit të Zi në fund të vitit të kaluar,shkruan Dan.

Vasel SinishtajKëshilltari  i Iniciativës Qytetare (IQ) Vasel Sinishtaj thotë se është konsultuar me disa kolegë dhe është duke prëgaditur iniciativën me të cilën kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit të KU Tuz. Ai thotë se ende nuk e ka mbaruar por do jetë gati për disa ditë.

Do të duhet të thirret seanca dhe nuk është e nevojshme ajo të jetë e rregullt por e jashtëzakonshme, iniciativën jam duke e pergaditur në të dyja gjuhët dhe do e dorëzojmë këto ditë – njoftoi Vasel Sinishtaj.

gjergj-camajKëshilltari i Altërnativës Shqiptare (ASH) në Kuvendin e KU Tuz, Gjergj Camaj tha se ata nuk do inicojnë asnjë nismë, sepse konsiderojnë se puna është kryer.

Sa i përket komunës ne kemi marëveshjen. Ne ramë dakord me DPS-në që deri me 31 maj në parlament të merret vendimi që Tuzi të bëhet komunë e pavarura si të gjithë tjerët në Mal të Zi.

Iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit të KU Tuz e iniciojnë disa njerëz tjerë, ata që nuk besojnë se do të jemi komunë e pavarur. Ne nuk na intereson shkurtimi i mandatit por vetëm  komuna e pavarur e Tuzit, shprehet Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!