Arritja më e madhe në vitin e parë të punës, anëtarësimi në NATO

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se anëtarësimi në Aleancën e NATO-s është arritja më e madhe në vitin e parë të punës së Qeverisë në krye të së cilës është, duke vlerësuar se puna e kabinetit të tij në tërësi ka qenë e suksesshme.

Ai e ka akuzuar opozitën, se kan përdorë çdo rast që ta komprometojë shtetin dhe institucionet e tij. Markoviq në konferencën për shtyp, me rastin e njëvjetorit të punës së Qeverisë së 41-të të Malit të Zi ka rikujtuar se në Qershor të këtij viti jemi bërë anëtar i 29-të i NATO-s. Mali i Zi, siç ka thënë, ka arritur sigurinë e vendit, rritjen dhe zhvillimin ekonomik.Duke vlerësuar punën e ministrive në Qeveri, Markoviq ka thënë se puna e Qeverisë në tërësi dhe e të gjitha ministrive veç e veç ka qenë e suksesshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!