Gjeloshaj: Jemi gati për zgjedhjet në Ulqin

Të nderuar qytetarë,

Pas zgjedhjeve të 26 Nëntorit, për ne është primare jetsimi i Marrëveshjes së Tiranës. Shpresojmë që UDSH dhe LDSH të respektojnë atë dhe të vazhdojmë së punuari si një trup unik për formimin e pushtetit në Tuz.

Përveç kësaj çështje, dua të njoftoj opinionin e gjerë, që ASH është duke bërë përgatitje intensive për zgjedhjet e 4 shkurtit, që do të mbahën në Komunën e Ulqinit. Mbas hapjes së zyrës atje, kemi formuar Grupin Koordinues, që në bashkëpunim me strukturat qendrore të ASH, është duke punuar për prezentimin tonë dinjitoz në këto zgjedhje!

Mbasi që dyfishuam rezultatin, mbas një viti në Tuz, jemi shumë optimist, që me punë do të dalim shumë mirë edhe në komunën e Ulqinit, pasi atje kemi një grup të respektueshëm, që pa dyshim do të na prezentojnë me dinjitet!

ASH është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor me subjektet nacionale, dhe jemi të sigurt që do të kemi përfaqësuesit tonë në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Ulqinit!

Ne jemi i vetmi subjekt nacional që kemi një këshilltarë në Komunën e Plavës. Jemi të pëfaqësuar me dy këshilltarë në Guci dhe shtatë në Tuz.
Pra, në total me dhjetë këshilltarë , ASH për momentin është subjekti më i madh nacional për nga numri i këshilltarëve në nivel shteti në Mal të Zi.

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!