UDSH: Për koalicion të dielën në mbledhjen e Këshillit qendror

“Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) do të diskutojë të dielën në mbledhjen e Këshillit qendror (KQ) a do të marrë pjesë në negociatat e mëtejme me partitë shqiptare në Tuz”, tha për “Vijesti” bartësi i listës i UDSH-së Fadil Kajoshaj.

Me ftesën e Alternativës shqiptare (ASH) përfaqësuesit e partive shqiptare është dashur të mërkurën të bisedojnë për bashkëpunim të mëtejmë, por bisedimet janë shtyrë për shkak të kërkesës së UDSH-së.

“Mendoj se për çdo gjë duhet të deklarohen organet partiake, e pastaj të shohim a do të vazhdojmë bashkëpunimin me partitë tjera, të cilin e definuam me platformë të përbashkët”, tha Kajoshaj, duke shtuar se në mbledhjen e KQ do të bisedohet edhe për mundësinë e formimit të koalicionit me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS).

Në zgjedhjet lokale në Tuz PDS-ja fitoi 15 mandata dhe për formimin e shumicës duhet të kërkojë përkrahjen e partnerëve të koalicionit. Bartësi i listës së PDS-së Halil Dukoviq tha se pret përkrahjen e tre këshilltarëve të Partisë boshnjake dhe dy të UDSH-së. Partitë shqiptare para këtyre zgjedhjeve kanë nënshkruar platformën me të cilën u përcaktua që bashkë të negociojnë për formimin e pushtetit në Tuz./Ul-info/

Shperndaje
1 Comment