Kriza politike në Ulqin (Video)

Si pasojë e përçarjes në koalicionit e spektrit politik shqiptar “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” prej disa muajsh, në këtë komunë mbretëron kriza politike. Fërkimet e ashpra mes partive shqiptare i kanë shtyrë ata që t’i bëjnë thirrje Partisë Demokratike Socialiste të kryeministrit Gjukanoviç për t’i ofruar postet udhëheqëse në Komunën e Ulqinit. Nëse ndodh një veprim i tillë, për herë të parë pas 25 vjet zgjedhjesh shumëpartiake, Ulqini me shumicë shqiptare do të bie nën pushtetin e një partie të spektrit politik malazez.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj sjell hollësi nga Ulqini.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!