Ministri i punëve të jashtme në Qeverinë e Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka shprehur besimin se Mali i Zi mund të antarsohet në Bashkimin Evropian para vitit 2025.
Ai ka theksuar se pret që principi i regatës , gjegjësisht vlerësimi i shteteve në bazë të rezultateve të arritura , të inkurajohet në raportin e Komisionit evropianë në muajin prill. Jemi të inkurajuar me deklaratën e kryetarit të Komisionit evropianë Zhan Kllod Junker se BE do të jetë më i madh se sa tani.
Andaj konsideroj se Mali i Zi mund të bëhet anëtarë edhe para vitit 2025 , ka theksuar Darmanoviq në intervistën për agjencinë Mina. Sa i përket shkrimeve për pakon me Serbinë , Mali i Zi është i interesuar që ky shtet dhe fqinjët tjerë të përparojnë në integrimet evropiane, ka theksuar Darmanoviq. Është interes nacional që fqinjët dhe partnerët tonë të shkojnë në të njëjtin drejtim, sepse rajoni do të jetë akoma më stabil , ka konkluduar Darmanoviq.