Kreu i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se partia e tij nuk do të mbështesë një propozim eventual që kreu i Forces Nazif Cungu për herë të tretë të jetë kryetar i Komunës së Ulqinit.
Nëse pas zgjdhjeve do të ketë donjë propozim të tillë, ne nuk do ta mbështesim. Ai nuk është i aftë të kryej këtë funksion, tha Gjeka në një konferencë shtypi në selinë e partisë.
Ai u shpreh i kënaqur me fushatën e koalicionit “Zgjohu Ulqin”, listë kjo të cilën e udhëheq ai. PD në zgjedhje në Ulqin del në koalicion me partnerët tradicionalë LDnëMZ dhe Lëvizjen Qytetare “Perspektiva”