Sot në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takohem me senatoren Joni Ernst, Albanian Issues Co-Chair.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor dhe ne jemi krenarë që shqiptarët në Mal të Zi janë bartës të vlerave properëndimore dhe euroatlantike.
Theksova rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes popullit amerikan dhe atij shqiptar. E njoftova senatoren e nderuar Ernst me situaten politike në Mal të Zi si dhe me situatën e shqiptarëve e ndër të tjera edhe me planet zhvillimore të Komunës së Tuzit, duke marrë vlerësime të mëdha për punën e administratës sonë dhe për bashkëpunimin me diasporën tonë në SHBA.
Senatorja Ernst na falënderoi për faktin se jemi një popull proamerikan dhe na siguroi me vendosmëri se do të vazhdojnë të mbështesin shqiptarët, si dhe të gjitha veprimet dhe iniciativat e tyre.
Nik Gjeloshaj

Gjatë takimeve të rëndësishme këtu në Uashington, pata privilegjin të takohem me Haley Stevens, U.S. representative nga Distrikti i 11-të i Kongresit të Miçiganit.
Me kongresmenen fola për ecurinë e begatë të komunitetit tonë në Amerikë dhe veçanërisht në Michigan, ku shohim se edhe gjenerata e dytë e shqiptarëve po arrin sukses, duke arritur majat më të larta të skenës politike, shoqërore dhe ekonomike amerikane.
Shumë prej tyre filluan të investojnë edhe në Malësi, sepse komuna jonë është kthyer në një destinacion të preferuar ndërtimi dhe zhvillimi. Vetë fakti që për 4 vite kemi rritur buxhetin me 512%, duke i shtuar kësaj edhe hapjën e 4 fabrikave, thotë shumë!
Kongresmenja vlerësoi punën e Komunës së Tuzit dhe mbështeti të gjitha kërkesat legjitime të popullit shqiptar në Mal të Zi. Gjithmonë me krenari theksojmë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe miqësinë shekullore me popullin amerikan, e cila është fuqizuar edhe më tej përmes aktiviteteve të diasporës sonë.
Nik Gjeloshaj